“E Majta”: Shtrijmë dorën OBRM-PDUKM-së për t’u thënë jo ndryshimeve Kushtetuese!

Maqedonia

“E Majta”: Shtrijmë dorën OBRM-PDUKM-së për t’u thënë jo ndryshimeve Kushtetuese!

Më: 29 prill 2024 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

“E Majta” mbështeti kandidate e pavarur për presidente, por fokusi kryesor mbeten zgjedhjet parlamentare, tha bartësi i listës në Njësinë e Dytë Zgjedhore, Amar Mecinoviq.

Sipas tij, “E Majta” është në një vijë me qytetarët – Bullgarët të mos futen në Kushtetutë.

Mickoskin e uruan Taravari dhe Kasami për rezultatet e rrethit të parë duke dhënë porosinë se bashkë do t`i miratojnë ndryshimet kushtetuese. Edhe Ne urojmë dhe bëjmë thirrje JO ndryshimeve kushtetuese.

Mandatin e kaluar ishim armiqtë më të mëdhenj të LSDM-së dhe BDI-së, sikurse me shembujt me Kryeparlamentarin Xhaferi, poashtu edhe me shumicën e re që të rrëzohet Zaevi. Tani të fokusohemi tek problemete e qytetarëve dhe programi ynë ka zgjidhje”, tha Amar Mecinoviq nga “E Majta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat