Pendarovski dhe Siljanovska vazhdojnë fushatën në garën për kryetar shteti

Maqedonia

Pendarovski dhe Siljanovska vazhdojnë fushatën në garën për kryetar shteti

Më: 29 prill 2024 Në ora: 20:33
Pendarovski dhe Siljanovska

Kandidati i LSDM-së për president, Stevo Pendaroski fushatën e tij e vazhdoi në komunën Mavrovë-Rostushë. Gjatë fjalimit të tij fokus të veçantë, ai vendosi te kundërkandidatja dhe partia që e mbështet atë, duke akuzuar Mickoskin se kërkon nga ata që në rrethin e parë kanë humbur garën, t’ia transferojnë votat Siljanovskës.

“Kryetari i partisë ka shkuar të lut partitë, me të cilët, kushtimisht tashmë ka bërë koalicion qeveritarë, që t’ia transferojnë votat për kandidaten e saj. Domethënë poshtërim më të madh të qytetarëve dhe votuesve maqedonas, nuk kemi parë që moti. Ofron opsion politik, unë ofroj, ofrojnë edhe 5 të tjerët, në fund populli le të vendos. Por unë në emrin tënd, ose mendoni dikush në emrin tim t’i lus ata që ranë në garë, t’i transferojnë votat”, tha Stevo Pendarovski, kandidat për president.

Kandidatja e OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit “Maqedonia jote” në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale mbajti tubim para banorëve të Demir Hisarit. Gordana Siljanovska, u tha banorëve se nëse merr besimin për të udhëhequr me shtetin, nuk do të lejojë ndarje mbi baza të asnjë përkatësie.

“Ata, si gjithmonë kur dikush shkon, fillojnë mes vete të debatojnë, stimulojnë ndarje. Mos lejoni të fusin ndarje të reja mes jush pa dallim përkatësisë etnike, fetare, sociale, ideologjike, ose çfarëdo përkatësie tjetër. Nuk është koha për ndarje, koha është për bashkim”, tha Gordana Siljanovska, kandidate për president.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat