Gjykata Kushtetuese në RMV organizon aksion për dhurimin e gjakut

Maqedonia

Gjykata Kushtetuese në RMV organizon aksion për dhurimin e gjakut

Më: 30 prill 2024 Në ora: 09:17

Gjykata Kushtetuese organizon sot aksionin e dhurimit të gjakut me moton “Bëhu i human-shpëto një jetë”, që do të mbahet nga ora 9 deri në 14:00 në ambientet e Gjykatës.

Aksioni për dhurimin e gjakut realizohet në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me iniciativë të Gjykatës Kushtetuese, me rastin e 60 viteve të ekzistencës së tij.

Organizimi i këtij aktiviteti humanitar është iniciativë e punonjësve të Gjykatës dhe deri më tani nga Gjykata Kushtetuese janë regjistruar mbi 30 donatorë, përfshirë gjyqtarë dhe këshilltarë të shërbimit profesional.

Përmes kësaj fushate për dhurimin e gjakut, Gjykata Kushtetuese shpreh solidaritet dhe humanizëm dhe në të njëjtën kohë i bashkohet apeleve të Kryqit të Kuq për sensibilizimin e dhurimit të gjakut dhe motivimin e një numri më të madh të njerëzve për të dhuruar vullnetarisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat