Maqedonia e Veriut renditet si vend ku të drejtat e punës shkelen sistematikisht

Maqedonia

Maqedonia e Veriut renditet si vend ku të drejtat e punës shkelen sistematikisht

Më: 30 prill 2024 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Sipas raportit vjetor të Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave për të drejtat e punës në botë, situata në Maqedoni është alarmante. Studiuesi Branimir Jovanoviq nga Institutit i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare thekson se vendi renditet si një prej vendeve ku të drejtat e punës shkelen sistematikisht.

Jovanoviq shton se injorimi i marrëveshjeve kolektive dhe refuzimi për rritjen e pagave ka çuar në një përkeqësim të situatës, duke shkaktuar greva të përgjithshme në sektorin publik. Ai gjithashtu thekson se të drejtat e punës janë thelbësore për të parandaluar shfrytëzimin dhe shtypjen në vend, dhe mungesa e tyre dëshmon për pamundësitë e qeverisë për të garantuar kushtet e punës të drejta.

Për të përmirësuar situatën, Jovanoviq propozon që autoritetet të dëgjojnë kërkesat e punëtorëve dhe sindikatave dhe që punëtorët të jenë më aktivë në mbrojtjen e të drejtave të tyre. Ai gjithashtu thekson nevojën për bashkëpunim dhe përjashtimin e armiqësive në këtë luftë për të drejta më të mira për të gjithë.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit të Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë, Angel Dimitrov, argumenton se të drejtat e punëtorëve në vend janë në përmirësim të vazhdueshëm, sidomos për shkak të ndryshimeve në tregun e punës. Megjithatë, ai vë në dukje se problemet mbeten në procedurat burokratike dhe administrimin e panevojshëm të ligjeve të punës.

Dimitrov propozon një zbatim të barabartë të ligjit për marrëdhëniet e punës në të gjithë vendin dhe në të gjithë sektorët, duke shmangur ngarkesat burokratike dhe duke siguruar respektimin e të drejtave të punëtorëve nga të gjithë palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat