Ministria e Drejtësisë: Kemi marrë njoftim zyrtar se lejohet ekstradimi i Ljupço Palevskit

Maqedonia

Ministria e Drejtësisë: Kemi marrë njoftim zyrtar se lejohet ekstradimi i Ljupço Palevskit

Më: 30 prill 2024 Në ora: 16:42
Ljupço Palevski

Ministria e Drejtësisë njoftoi se është marrë njoftim zyrtar se lejohet ekstradimi i Ljupço Palevskit nga Turqia.

“Të nderuar qytetarë dhe i pa nderuari z. Kovaçki, ju njoftoj se sot me informata zyrtare nga Republika e Turqisë kemi marrë miratimin për ekstradimin e personit Ljupço Palevski. Rezultati pozitiv i procedurës rezulton nga të gjitha masat dhe aktivitetet e ndërmarra maksimalisht nga kompetenca e Ministrisë së Drejtësisë”, ka shkruar Loga në Facebook.

Palevski dyshohet për rrëmbimin dhe vrasjen e dyfishtë të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski.

Pas lëshimit të urdhrit ndërkombëtar, ai u kap në qytetin turk Belikesir, ku ndodhet në paraburgim ekstradimi që prej muajit dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat