Kaevski hedh poshtë akuzat për financimin e klubeve dhe federatave sportive

Maqedonia

Kaevski hedh poshtë akuzat për financimin e klubeve dhe federatave sportive

Më: 30 prill 2024 Në ora: 20:30
Darko Kaevski

Me reagim është kundërpërgjigjur ish-drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski, i cili i ka hedhur poshtë akuzat e OSHP-së si të pabaza dhe tendencioze.

“Pres dhe njëkohësisht jam i bindur se e vërteta dhe pafajësia ime e plotë do të vërtetohet në një procedurë publike, transparente, të drejtë.

Unë as kam mundur, as kam ndikuar dhe as kam inkurajuar dikë nga komiteti qendror.

Në pjesën e mbikëqyrjes sipas Ligjit të atëhershëm të Sportit neni 14e, raporti dorëzohet deri në vitin e ardhshëm kalendarik nga vauçerë e pranuar jo më vonë se data 15 qershor, ose në rastin konkret është deri më 15 qershor 2021, periudhë gjatë së cilës nuk jam drejtor i ARS-së”, thotë Kaevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat