Musliu: Deklarata e kandidates për presidente të Maqedonisë Veriore do të ketë pasoja

Maqedonia

Musliu: Deklarata e kandidates për presidente të Maqedonisë Veriore do të ketë pasoja

Më: 30 prill 2024 Në ora: 23:35
Albert Musliu,

Albert Musliu, analist nga Maqedonia Veriore, ka thënë se deklarata nga kandidatja për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkoka, që ka propozuar tribunal ndërkombëtar për luftën e vitin 2001 është kulminacioni i sulmeve të një anshme ndaj BDI-së.

Ai ka thënë se kjo deklaratë ishte nxjerrja në sipërfaqe një “një mosfalje për atë që ndodhi më 2001”.

Musliu ka thënë se deklarimi i saj do të ketë pasoja.

“Është e mendimit se nuk i nevojitet votat shqiptare e nga ana tjetër e nxjerrë në sipërfaqe një animozitet të cilën ËMRO-DPMNE ndaj BDI-së dhe UÇK-së. Kjo ishte nxjerrja në sipërfaqe e një mërie ose një mosfalje për atë që ndodhi më 2001. Kjo sot që e tha kandidatja për presidente sigurisht se do të ketë pasoja edhe për atë dhe partinë që e përfaqëson, se tenton të cenojë një vlerë të shqiptarëve në Maqedoni” ka thënë ai.

Sipas tij, edhe nëse një iniciativë e tillë dërgohet në Kuvend është vështirë e realizueshme.

Për deklaratën e kandidates për presidente, kanë reaguar edhe ish-figura të UÇK-së dhe përfaqësues të partive politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat