Menduh Thaçi thotë se VMRO pa koalicion me shqiptarët rrezikon zgjedhjen e Presidentit

Maqedonia

Menduh Thaçi thotë se VMRO pa koalicion me shqiptarët rrezikon zgjedhjen e Presidentit

Më: 30 prill 2024 Në ora: 23:42
Menduh Thaçi

Kryetari i PDSH në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi duke folur në Emisionin “Opinion” për rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në RMV ka thënë se partia që pretendon të qeverisë vendin nëse nuk bën koalicion me shqiptarët rrezikon moszgjedhjen e Presidentit.

“Ka një çështje që karakterizon zgjedhjen e Presidentit pasi duhet që në balotazh të dalin të votojnë 40% e qytetarëve, por kjo është e pamundur pa pjesëmarrjen masive dhe të shqiptarëve.

Fjalori politika, programi që ka përdorur opozita për mos të thënë ndonjë fjalë të rëndë është tërësisht nacionalist (kundër shqiptarëve) dhe 49% është dalja në Maqedoni në raundin e parë dhe në atë 49% kemi 25% shqiptarë dhe partia që pretendon të qeverisë vendin nëse me Shqiptarët nuk bën ndonjë marrëveshje ata shkojnë drejt rrezikimit të moszgjedhjes se Presidentit” ka theksuar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat