Moti në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti në Maqedoninë e Veriut

Më: 1 maj 2024 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare nga jugu. Në orët e pasdites lokale do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima të rralla.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 6 deri në 12, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 20 deri në 27 gradë.

Vijon një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme lokale. Ditën e enjte dhe të premte në disa vende do të zhvillohet vranësira e paqëndrueshme e ndjekur nga reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokale në formë stuhie afatshkurtër me erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar breshëri.

Temperatura ditore nga e enjtja deri të shtunën do të jetë në rënie graduale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat