QMK RMV apelon qytetarët që të kenë kujdes në ndezjen e zjarrit në ambiente të jashtme

Maqedonia

QMK RMV apelon qytetarët që të kenë kujdes në ndezjen e zjarrit në ambiente të jashtme

Më: 1 maj 2024 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Qendra e menaxhimit të krizave apelon qytetarët që të kenë kujdes në ndezjen e zjarrit.

Ky apel vlen për në ambiente të jashtme për Ditën Ndërkombëtare të Punës – 1 Maj.

“Apelojmë për kujdes kur ndezni zjarrin jashtë për festën e 1 Majit, si gjithmonë kur qëndroni në natyrë.

Nëse ndizni zjarr jashtë kur shkoni në piknik, ku nuk ka oxhaqe të posaçme për të pjekur në skarë, duhet ta bëni me kujdes dhe para se të largoheni nga vendi, është e detyrueshme të shuani prushin nga zjarri”, thotë QMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat