AMS: Qeveria të bëjë ndryshime në tarifat e sigurimeve të automjeteve

Maqedonia

AMS: Qeveria të bëjë ndryshime në tarifat e sigurimeve të automjeteve

Më: 2 maj 2024 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) inkurajon Qeverinë, në përputhje me kompetencat e saj ligjore, të mbrojë të drejtat e të siguruarve dhe nëpërmjet ndryshimeve në Tarifa të ulë çmimet e policave të sigurimit të detyrueshëm ndaj përgjegjësisë automobilistike.

AMS, si rregullator i tregut të sigurimeve, njofton edhe një herë publikisht se lëvizja me të cilën kompanitë e sigurimit rritën çmimet e sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë automobilistike është krejtësisht e pajustifikuar dhe e pabazë.

Argumentet kryesore kundër rritjes së çmimit janë renditur në analizën e dorëzuar në komisionin kompetent në Ministrinë e Financave.

Rritja e çmimit të sigurimit nuk është funksion i forcimit të mbrojtjes së të siguruarve. Përkundrazi, kjo rritje çmimesh është vetëm dhe ekskluzivisht në funksion të mbulimit të kostove operacionale të shoqërive të sigurimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat