Osmani: Për formimin e qeverisë nevojitet 61 deputetë, plus shumica e Badenterit

Maqedonia

Osmani: Për formimin e qeverisë nevojitet 61 deputetë, plus shumica e Badenterit

Më: 2 maj 2024 Në ora: 12:12
Bujar Osmani

Nuk ka qeveri, pa shumicën e dyfishtë. 61, plus shumica e Badenterit. Këto janë kushte sipas Marrëveshjes së Ohrit, pa të cilat nuk mund të formohet qeveri, këtë e tha sot mes Bujar Osmani nga Fronti Europian.

Osmani tha se qytetarët vendosin se kush do t’i përfaqësojë dhe si rrjedhojë, mandatari do të duhet të plotësojë edhe shumicën e dytë përpos atë të 61 deputetëve, respektivisht edhe atë të Badenterit.

“Aq është fyese kjo pyetje, jo vetëm ndaj meje, ndaj njerëzve që janë prapa meje, ndaj shqiptarëve. Si mendoni ende që shqiptarët mund të jenë popull që mund të kenë ftesë apo mos të kenë ftesë. Qytetarët vendosin se kush do ta formojë Qeverinë, për këtë ka dy shumica me Marrëveshjen e Ohrit.

Fillimisht kërkohet 61, e dyta kërkohet shumica e Badenterit. Ata që i plotësojnë dy shumicat, ata formojnë qeveri”, theksoi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat