Pas një viti, hapet sërish ura “Bellasica” në Shkup

Maqedonia

Pas një viti, hapet sërish ura “Bellasica” në Shkup

Më: 3 maj 2024 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Pas pothuajse 1 viti, përkatësisht nga 12 maji kur e kaploi zjarri i madh, ura “Bellasica” nga sot është hapur plotësisht për trafik.

Pasi që i kaloi testet e sigurisë, ura që e lidh stacionin qendror të autobusëve me “East Gate Mall” dhe e cila ishte një ndër urat më të rëndësishme në Shkup, përsëri është hapur.

Ura pjesërisht u lëshua në përdorim në shtator të vitit të kaluar, ndërsa trafiku zhvillohej në një korsi dhe vetëm për automjete të lehta.

Javën e kaluar tek ura janë kryer disa teste sigurie, pas çka vijoi vendimi që të hapet plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat