Në Dibër dhe Qendër Zhupë do të votojnë 81 të sëmurë dhe të pafuqishëm

Maqedonia

Në Dibër dhe Qendër Zhupë do të votojnë 81 të sëmurë dhe të pafuqishëm

Më: 3 maj 2024 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Në komunën Dibër dhe Qendër Zhupë të martën, një ditë para zgjedhjeve parlamentare dhe të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, të drejtën e votës do ta realizojnë 81 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Shikuar veçmas, 71 persona janë në Komunën e Dibrës, ndërsa 10 të tjerë në Komunën fqinje, Qendër Zhupë, të cilët, sipas kryetarëve të komisioneve komunale zgjedhore, do të vizitohen menjëherë pas shpërndarjes së materialit zgjedhor.

“Në afatin e fundit, 30 prill, për votim më 8 maj kemi pranuar 39 kërkesa, të cilat për shkaqe të arsyeshme i kemi shqyrtuar sot dhe të gjitha janë pranuar. Numri i mbetur, gjegjësisht 32, janë persona të cilëve u janë pranuar kërkesat për votim në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 majit”, deklaroi për AIM Rilind Hasa, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor nga Dibra.

Në listën e vetme zgjedhore në këtë komunë janë të regjistruar 19.334 votues, ndërsa votimi do të bëhet në 27 vendvotime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat