Urimi i Xhaferit: Të bashkuar të vazhdojmë dhe të sigurojmë mirëqenie sot dhe për brezat që do të vijnë

Maqedonia

Urimi i Xhaferit: Të bashkuar të vazhdojmë dhe të sigurojmë mirëqenie sot dhe për brezat që do të vijnë

Më: 5 maj 2024 Në ora: 10:37
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka dërguar një telegram urimi për festën e Pashkëve te kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, z.z. Stefanit, si dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë. Në këtë telegram, ai shpreh gëzimin e tij për këtë festë të madhe krishtere, duke përshëndetur mesazhin e Pashkëve për fitoren e jetës mbi vdekjen, si një shpresë për një të ardhme të ndritshme.

“Kam kënaqësinë që në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim, t’ju uroj festën shumë të madhe krishtere, Ngjalljen e Krishtit – Pashkët, Juve, Sinodit të Shenjtë të Peshkopëve, klerikëve dhe murgjve të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë qytetarët që e festojnë sot festën.

Mesazhi i Pashkëve për fitoren e jetës mbi vdekjen është një mesazh që ngjall shpresë se për jetën, vlen të ndërmerret çdo hap guximi dhe sakrifice, hapi i cili çon drejt një qëllimi të ndritshëm. E mira e përbashkët, është një përcaktim i bekuar njerëzor dhe ajo mund të arrihet vetëm nëse respektohen postulatet bazë të cilave u referohen shembujt e shumtë në histori. Sidomos në kontekstin e sotëm, kur njerëzimi dhe bota për çdo ditë përballen me sfida të ndryshme që e kërcënojnë jetën, paqen, shëndetin dhe mirëqenien mentale, nevojiten më shumë se kurrë mesazhet e shpresës, unitetit dhe besimit në atë të mirë të përbashkët, të bazuar mbi praktikimin e vlerave universale siç janë humanizmi, solidariteti, përgjegjësia dhe respekti i ndërsjellë”, thotë Xhaferi.

Në fund, Xhaferi përfundon urimin duke shprehur besimin se bashkëpunimi dhe përkushtimi i të gjithë qytetarëve do të ndihmojë në përparimin dhe mirëqenien e Maqedonisë së Veriut, jo vetëm për tani, por edhe për brezat e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat