Shtetasi i Kosovës ndalohet në kufirin e Maqedonisë

Maqedonia

Shtetasi i Kosovës ndalohet në kufirin e Maqedonisë

Më: 5 maj 2024 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Një shtetas i Kosovës me iniciale M.F. është arrestuar në kufirin e Maqedonisë së Veriut në Deve Bair.

Pasi është konstatuar se ka deklaruar patent shofer të falsifikuar të Kosovës.

“Më 04.05.2024 në ora 15.40 në kufirin në Deve Bair, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria M.F.(31) nga Kosova, për shkak se gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se ka deklaruar patent shofer të falsifikuar të shtetit të Kosovës.

Ai iu është dorëzuar nëpunësve policorë nga DPB Kriva Pallankë për procedurë të mëtejme”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat