Nga e mërkura deri në fundjavë, mot i paqëndrueshëm dhe me reshje të shiut në RMV

Maqedonia

Nga e mërkura deri në fundjavë, mot i paqëndrueshëm dhe me reshje të shiut në RMV

Më: 6 maj 2024 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Në tre ditët e ardhshme, duke filluar nga e mërkura, nën ndikimin e dallgëve të lagështa, pjesa më e madhe e vendit do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Temperaturat ditore nga e enjtja do të jenë në rënie.

Moti nesër do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 20 deri në 27 gradë.

Mot i ngjashëm në Shkup me temperaturë minimale 8 gradë dhe maksimale ditore 27 gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat