Në Komunat Dibër dhe Qendër Zhupë sot të drejtën e votës duhet ta realizojnë 81 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm

Maqedonia

Në Komunat Dibër dhe Qendër Zhupë sot të drejtën e votës duhet ta realizojnë 81 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm

Më: 7 maj 2024 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Në Komunën Dibër dhe Qendër Zhupë sot, në raundin e dytë, si dhe zgjedhjet parlamentare të drejtën e votës duhet ta realizojnë 81 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Shikuar veçmas, 71 persona janë në Komunën e Dibrës, ndërsa 10 të tjerat në komunën fqinje të Qendër Zhupës, të cilat sipas kryetarëve të komisionoeve komunale zgjedhore, do të vizitohen pasdite pasi të jetë shpërndarë materiali zgjedhor.

“Deri te komisioni u dorëzuan 39 kërkesa dhe të njëjtat u pranuan. Numri i mbetur, gjegjësisht 32, janë persona kërkesat e të cilëve janë pranuar për votim në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 majit”, tha për MIA-n, Rilind Hasa, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Dibër.

Në listën e vetme zgjedhore në këtë komunë për zgjedhjet presidenciale janë të regjistruar 19.269 votues, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 19.311 do të votojnë në 27 vendvotime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat