Qytetarët mund t’i paraqesin parregullsitë zgjedhore në linjën telefonike pa pagesë të Avokatit të Popullit

Maqedonia

Qytetarët mund t’i paraqesin parregullsitë zgjedhore në linjën telefonike pa pagesë të Avokatit të Popullit

Më: 8 maj 2024 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Në zyrën e Avokatit të Popullit, sot nga ora 7 deri në orën 19 në ditën e mbajtjeve të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të zgjedhjeve parlamentare, qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo shkelje të së drejtës së votës në linjën telefonike pa pagesë 0800 54321.

Siç informojnë nga Zyra e Avokatit të Popullit, përveç linjës telefonike pa pagesë, qytetarët do të mund të paraqesin shkelje të së drejtës zgjedhore edhe personalisht në zyrën kryesore në Shkup, që ndodhet në rrugën “Maqedonia” nr.19 në ndërtesën e SHT “Makoshped” (përballë Shtëpisë Përkujtimore të Nënë Terezës).

“Gjithashtu, nesër në ditën e zgjedhjeve kujdestari do të ketë edhe në zyrat rajonale në Strumicë në nr. e tel. (034)329-996, Kërçovë në nr. e tel.(045).228-586, Tetovë në nr. e tel.(044) 344-082, Manastir në nr. e tel.(047) 242-310, Shtip në nr. e tel. (032) 389-701 dhe në Kumanovë në nr. e tel.(031) 431-488” theksohet në kumtesën e sotme të Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit, theksojnë nga atje, me qëllim të mbrojtjes së të drejtës zgjedhore të qytetarëve do të ndërmarrë masa urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucione të tjera, të cilat, potencojnë, janë të obliguara t’u sigurojnë mbrojtje qytetarëve për realizimin e të drejtës së tyre të garantuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat