OBRM- PDUKM dhe VLEN vendosin për integrimin evropian dhe zhvillimin ekonomik

Maqedonia

OBRM- PDUKM dhe VLEN vendosin për integrimin evropian dhe zhvillimin ekonomik

Më: 11 maj 2024 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Në një takim të mbajtur sot në zyrat qendrore të koalicionit VLEN, u diskutuan marrëveshjet për qeverinë e ardhshme mes liderëve të VLEN-it dhe OBRM-PDUKM-së.

Në këtë takim morën pjesë Hristijan Mickoski, kryetari i OBRM-PDUKM-së, së bashku me nënkryetarët dhe anëtarë të tjerë të partisë, si dhe liderët e partive që përbëjnë koalicionin VLEN, si Arben Taravari dhe Izet Mexhiti.

U dakordua që bisedimet të vazhdojnë përmes formimit të grupeve punuese nga e hëna, bazuar në tre parime kryesore:

integrimi evropian, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik, dhe lufta e pakompromistë kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe sundimi i ligjit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat