Maqedonia e Veriut nuk e arrin kuotën ligjore për përfaqësimin e grave në Kuvend

Maqedonia

Maqedonia e Veriut nuk e arrin kuotën ligjore për përfaqësimin e grave në Kuvend

Më: 11 maj 2024 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 8 maj në Maqedoninë e Veriut kanë dhënë një përfaqësim të konsiderueshëm femëror në Kuvend, me 41 gra të zgjedhura deputete nga totali i 120 ulëseve. Partia e djathtë OBRM-PDUKM, e cila doli fituese në këto zgjedhje, ka siguruar 58 mandate, nga të cilat 23 janë mbajtur nga gra. Ndërkohë, koalicionet shqiptare përbëhen nga Fronti Evropian dhe koalicioni VLEN, të cilët bashkë kanë zgjedhur 8 gra deputete nga gjithsej 32 mandate që kanë fituar.

Sipas ligjit aktual, duhet të kishte të paktën 48 gra në Kuvend, që përbën 40% të ulëseve, por ky numër nuk është arritur për shkak të mënyrës së renditjes së kandidatëve në listat zgjedhore dhe metodës së përdorur për llogaritjen e mandateve.

Aktivistet për të drejtat e grave kanë theksuar nevojën që gratë të jenë më të zëshme në Kuvend dhe të artikulojnë më fuqishëm çështjet që prekin interesat e grave. Ata argumentojnë se pavarësisht shembujve të mirë të paraqitjes së grave, ka pasur raste kur ato kanë ndjekur thjesht linjën partiake pa ushtruar ndikim të pavarur.

Me zgjedhjen e Gordana Silanovska-Davkova si presidente, duke u bërë gruaja e parë që mban këtë detyrë që nga pavarësia e vendit. Në deklaratat e saj pas zgjedhjes, ajo ka premtuar se do të angazhohet për të rritur numrin e grave në pozita kyçe të qeverisjes dhe të nxisë reforma të thella për të përmirësuar pozitat e grave në shoqëri, duke vënë theksin në nevojën për një qasje më gjithëpërfshirëse dhe të paanshme në politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat