Sot është ceremonia e pranim-dorëzimit të presidencës

Maqedonia

Sot është ceremonia e pranim-dorëzimit të presidencës

Më: 12 maj 2024 Në ora: 08:26
Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova

Sot në Zyrën e Presidentit do të mbahet ceremonia zyrtare për dorëzimin e postit të Presidentit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.

Pas ceremonisë solemne, presidentja e sapozgjedhur Gordana Siljanovska Davkova dhe presidenti aktual Stevo Pendarovski, të cilit i skadon sot mandati, është paraparë të kenë takim kokë më kokë.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor dje ia lëshoi ​​certifikatën për kryetare të zgjedhur Gordana Siljanovska-Davkovës.

Ajo gjatë ditës së sotme do të japë një deklaratë solemne para deputetëve në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat