Betohet Gordana Siljanovska, nuk e tha emrin kushtetues “Maqedonia e Veriut”

Maqedonia

Betohet Gordana Siljanovska, nuk e tha emrin kushtetues “Maqedonia e Veriut”

Më: 12 maj 2024 Në ora: 13:30
Gordana Siljanovska Davkova

Presidentja e re e vendit, Gordana Siljanovska Davkova, ka dhënë sot betimin në Kuvend.

Në deklaratën e saj solemne, të cilën e përsëriti edhe pas kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitreski, ajo nuk e tha emrin kushtetues “Republika e Maqedonisë së Veriut”, por tha vetëm Maqedonia.

“Deklaroj se postin e Presidentit të Maqedonisë do ta kryej me ndërgjegje dhe përgjegjësi, do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet, do ta mbroj sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë”, tha Siljanovska Davkova.

Në deklaratën e saj solemne para të pranishmëve, ajo tha se as nuk besonte se do të bëhej në krye të shtetit, pasi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, besonte në fitoren e saj.

Ajo vuri në dukje rëndësinë e madhe të gruas në politikë dhe tha se do të kujdeset për të gjithë njëlloj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat