Lloga: Mosrespektimi i emrit kushtetues të shtetit e bën të pavlefshëm betimin e Siljanovskës

Maqedonia

Lloga: Mosrespektimi i emrit kushtetues të shtetit e bën të pavlefshëm betimin e Siljanovskës

Më: 12 maj 2024 Në ora: 16:16
Krenar Lloga

Gordana Siljanovska-Davkova, sot bëri betimin si presidente e vendit në Kuvendin e Maqedonisë, por pa përdorur emrin kushtetues të shtetit.

Ky veprim ka nxitur një reagim të menjëhershëm nga Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili shprehu shqetësimin se mosrespektimi i emrit kushtetues bën të pavlefshëm betimin e saj.

“Mosrespektimi i emrit kushtetues të shtetit e bën të pavlefshëm betimin e Gordana Siljanovska-Davkovës. Ose përsëritjen e procedurës ose pozitën e presidentit të shtetit duhet ta marrë Jovan Mitrevski (kryetar i Kuvendit), si ushtrues detyre i kryetarit”, tha Lloga.

Kjo deklaratë vjen në solli tension pasi ambasadorja greke në Maqedoninë e Veriut u largua nga salla plenare në shenjë proteste për mosrespektimin e emrit të shtetit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat