“Rruga drejt BE kalon nga Marrëveshja e Prespës”/ Presidentja e re iu referua vendit si “Maqedoni”, kërcënon ashpër Greqia

Maqedonia

“Rruga drejt BE kalon nga Marrëveshja e Prespës”/ Presidentja e re iu referua vendit si “Maqedoni”, kërcënon ashpër Greqia

Më: 12 maj 2024 Në ora: 17:14
Gordana Silianovska

Greqia ka reaguar në lidhje me faktin që presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska, i është referuar vendit të saj në ceremoninë e betimit, si “Maqedoni”.

Një deklaratë e dalë nga Ministria e Jashtme greke pretendon se deklarata e presidentes ka shkelur Marrëveshjen e Prespës, ku thuhet se emri i këtij shteti do të jetë: Maqedoni e Veriut.

Ministria thekson se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut si dhe rruga evropiane e kësaj të fundit varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe kryesisht nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit.

Njoftimi:

“Gjatë betimit të saj sot në Kuvend dhe përkundër faktit se në tekstin zyrtar të betimit përmendej “Maqedonia e Veriut”, presidentja e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Znj. Silianovska-Davkova zgjodhi ta quajë vendin e saj “Maqedoni”.

Ky akt shkel në mënyrë flagrante Marrëveshjen e Prespës si dhe Kushtetutën e shtetit fqinj, e cila është harmonizuar me detyrimet e tij ndërkombëtare. Qeveria greke, megjithë kundërshtimet që kishte shprehur si kundërshtim gjatë ratifikimit të marrëveshjes, e respektoi atë si një traktat ndërkombëtar të ratifikuar që ka përparësi ndaj çdo dispozite tjetër të ligjit.

Greqia, në këtë kontekst, thekson kategorikisht se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut si dhe kursi evropian i kësaj të fundit varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe mbi të gjitha nga përdorimi i emrit kushtetues të vendit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat