​VLEN kërkon largimin e Maqedonisë së Veriut nga Ballkani i Hapur

Maqedonia

​VLEN kërkon largimin e Maqedonisë së Veriut nga Ballkani i Hapur

Më: 12 maj 2024 Në ora: 21:33
Foto nga vendi i ngjarjes

VMRO DPMNE dhe koalicioni VLEN u dakorduan sot gjatë takimi mbi parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për qeverinë e ardhshme dhe se pas formimit të grupeve punuese, bisedimet do të vazhdojnë deri në finalizimin e tyre.

Alsat Maqedoni mëson ekskluzivisht se të dyja palët kanë gjetur tashmë një gjuhë të përbashkët për një nga pesë pikat e marrëveshjes parimore mes tyre.

Në kuadër të shtrirjes së këtij programi, ALSAT mëson se në kuadër të angazhimit strategjik të vendit ndaj BE-së, VLEN ka kërkuar braktisjen dhe distancimin e menjëhershëm nga nismat që bien ndesh me këtë qëllim.

VLEN kërkon tërheqjen e menjëhershme të Maqedonisë së Veriut nga nisma e Ballkanit të Hapur. Kjo ide, siç mëson ALSAT, është pranuar edhe nga VMRO DPMNE, ndonëse ende nuk ka një qëndrim zyrtar për të, shkruan mediumi nga Maqedonia e Veriut.

Ballkani i Hapur është një iniciativë rajonale që synon përmirësimin e lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe njerëzve. Ajo u themelua në vitin 2019 nga krerët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë, fillimisht me emrin “Mini Schengen”.

Pavarësisht thirrjeve për përfshirje, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova refuzuan të bashkohen. Vërejtjet e disa prej këtyre vendeve ishin se kjo iniciativë forcon Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat