VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, thanë se kanë arritur pajtueshmëri për “shtyllat kryesore” gjatë një takimi të shtunën për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut.
Në një komunikatë për media pas takimit në Shkup, këto dy parti njoftuan se takimi mes liderëve partiakë ka zgjatur rreth tre dhe se ata janë pajtuar për parimet e përgjithshme të bashkëpunimit.
Arbër Ademi, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së tha në një intervistë për Euronews Albania se Fronti Evropian është i përqendruar tek certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve dhe kur kjo të ndodhë do të shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat juridike për të mbrojtur legjitimitetin e qytetarëve.
Sipas Ademit, demokracia nuk është vetëm çështje numrash, sidomos në vende heterogjene dhe multietnike si RMV ku asnjë komunitet nuk mund të qeverisë i vetëm.
“Ka tentativa, marrëveshje ku është përfshirë edhe opozita shqiptare me dy parti maqedonase në tentativë për t’i marrë 2 deputetë Frontit Evropian, kërkojnë të zvogëlojnë peshën e fitores historike të Frontit. Pasi të certifikohet rezultati nuk do rrimë duarkryq, do shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat demokratike dhe juridike, që janë të shumtë, për të mbrojtur legjitimitetin e qytetarëve.
Ai që ka shumicën e komuniteteve, në komunitetin e dytë më të madh në vend, kjo shumicë në vend ka një fuq të jashtëzakonshme politike, një pjesë e madhe e ligjeve nuk mund të votohen pa këtë shumicë. demokracia nuk është vetëm numrat, në shtetet heterogjene si RMV. VMRO mund të bëjë edhe 61 deputetë port nuk mund të qeverisë vete se ka një komunitet që është shumicë e dytë ne vend që janë shqiptarët. Ata kanë frikë nga barazia jo dominanca, po rrethanat s’e lejojnë një gjë të tillë; këtë shtet e kemi bërë bashkë, ndaj tentativat për supremaci dhe për të shtypur një komunitet tjetër ka treguar historia se janë të dështuara. Nuk mund ta durojë RMV supremacinë e një komuniteti, por duhet të ketë një barazi mes komuniteteve”, tha Ademi.