Kabineti i Presidentes: Siljanovska-Davkova do t’i përmbahet përdorimit zyrtar të emrit kushtetues

Maqedonia

Kabineti i Presidentes: Siljanovska-Davkova do t’i përmbahet përdorimit zyrtar të emrit kushtetues

Më: 13 maj 2024 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Në paraqitjet e saj publike, presidentja e Maqedonisë ka të drejtë të përdorë emrin Maqedoni, si akt i të drejtës personale për vetëvendosje dhe vetëidentifikim.

Duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe në përputhje me vlerat dhe parimet evropiane, thonë nga Kabineti i Presidentes, Gordana Siljanovska-Davkova.

Nga atje thonë se presidentja Siljanovska-Davkova do t’i përmbahet përdorimit zyrtar të emrit kushtetues, dhe në përputhje me Kushtetutën, siç është përgatitur nga shërbimet e Kuvendit, betimi solemn është nënshkruar duke përdorur emrin kushtetues.

Në 5 vitet e fundit, institucionet e vendit pothuajse plotësisht i kanë përmbushur obligimet e tyre nga Marrëveshja e Prespës dhe presidenti pret që të gjithë partnerët e vendit të respektojnë obligimet bilaterale dhe shumëpalëshe që i kanë marrë ndaj vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat