Skender Rexhepi: Partitë tjera dëshirojnë që Frontit Europian t’ia marrin dy deputetë

Maqedonia

Skender Rexhepi: Partitë tjera dëshirojnë që Frontit Europian t’ia marrin dy deputetë

Më: 13 maj 2024 Në ora: 16:06
Skender Rexhepi – Zejd

Skender Rexhepi – Zejd sot ka folur në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve dhe numrin e deputetëve të marrë nga Fronti Europian. Ai tha se partitë tjera dëshirojnë që Fronti Europian t’ia marrin dy deputetë, në mënyrë që të mos jetë forca e dytë politike në vend.

Rexhepi tha se këtë deputetë janë marrë në mënyrë legjitime në zgjedhjet e 8 majit.

“Konstatojmë se fillimisht partitë maqedonase në koordinim me VLEN-in, tentojnë me çdo çmim që të marrin nga Fronti dy deputetë, me qëllim që Fronti të mos jetë fuqia e dytë në shtet, e cila është realitet bazuar në fuqinë e fituar më 8 maj”, tha Zejd Rexhepi.

Zejd Rexhepi, tha se nuk ka pasur vërejtje as nga komisionarët as nga partitë, për të prishur vendvotimet.

Ai tha se nuk e kupton pozitën e VLEN-it në këtë rast.

“Janë diku 27 vendvotime në njësinë zgjedhore 5 dhe 6. Janë vendvotime aty ku partitë politike që ankimojnë janë në epërsi”, u shpreh Zejd Rexhepi.

Rexhepi tha se ata do t’i përdorin të gjitha mekanizmat për ta penguar një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat