Zaev: Mickoski dhe Siljanovska ta respektojnë Marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Zaev: Mickoski dhe Siljanovska ta respektojnë Marrëveshjen e Prespës

Më: 13 maj 2024 Në ora: 20:43
Ish-kryeministri dhe ish-kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev

Ish-kryeministri dhe ish-kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev, ka folur në lidhje me inaugurimin e Gordana Siljanovskës, e cila gjatë betimit nuk e tha emrin kushtetues të vendit “Maqedonia e Veriut”.

Zoran Zaev thotë se presidenti, deputetët, kryeministri i qeverisë, ministrat dhe të gjithë funksionarët janë të obliguar dhe duhet të jenë shembull i respektimit të Kushtetutës, marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ligjeve të vendit që ata udhëheqin.

“Mos respektimi sjell përgjegjësi por edhe pasoja të rënda për shtetin, të cilat do të ndjehen menjëherë nga qytetarët. Përgjegjësia nuk është vetëm politike, por edhe ligjore. Dhe pasojat janë armiqësi dekadash me vendet fqinje, me Bashkimin Evropian, me Shtetet e Bashkuara dhe me OKB-në. E gjithë kjo do të ketë pasoja të gjera për jetën e përditshme dhe standardin e përgjithshëm të maqedonasve dhe bashkësive të tjera etnike në Maqedoninë e Veriut”.

“U bëj thirrje që të largohen nga manteli partiak dhe të kuptojnë sa më shpejt që tani mbajnë përgjegjësi për shtetin dhe qytetarët. Qeveria respekton Kushtetutën, marrëveshjet dhe ligjet ndërkombëtare si shembull për të gjithë kombin dhe i respekton plotësisht, ose si qeveri merr hapa për t’i anuluar ose ndryshuar ato”.

“Në fund të fundit, Mickoski dhe presidentja Siljanovska Davkova kanë përsëritur shumë herë se nuk kanë ndërmend ta anulojnë Marrëveshjen e Prespës, edhe pse nuk pajtohen me të. Prandaj, si bartës të posteve më të larta shtetërore, duhet të respektojnë Kushtetutën, marrëveshjen ndërkombëtare të Prespës dhe ligjet. Ata duhet të shohin me padurim të ardhmen e Maqedonisë së Veriut dhe popullit maqedonas”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat