Pranohen ankesat për tri vendvotime tjera, një në Ohër dhe dy në Krushevë

Maqedonia

Pranohen ankesat për tri vendvotime tjera, një në Ohër dhe dy në Krushevë

Më: 14 maj 2024 Në ora: 08:40
KSHZ-ja vazhdon të shqyrtojë ankesat e paraqitura.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sonte ka anuluar votimin në tri vendvotime të tjera. Bëhet fjalë për vendvotimin 1272 në komunën e Ohrit, dhe vendvotimin 1194 dhe 1202, të dyja në Krushevë, pas ankesave të dorëzuara nga Koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga OBRM-PDUKM.

Siç theksoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, pas numërimit në vendvotimin 1272 në Ohër, është konstatuar se procesverbali nuk është plotësuar saktë, ka pasur korrigjim edhe në pjesën e votuesve të regjistruar me dorë.

Ankesa u miratua me një votë kundër. Nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu votoi “kundër”, duke treguar se numri i votuesve përkon me numrin e nënshkrimeve. Ajo sqaroi se vërejtja për rezultatet e kësaj qendre votimi në fakt i referohet rekordit 16 në pikën 4 i cili është plotësuar gabimisht dhe ky është, thotë ajo, një gabim që konstatohet pothuajse në të gjitha këshillat zgjedhore.

Në Krushevë janë pranuar ankesa për dy vendvotime për shkak të mospërputhjes së numrave nga procesverbali dhe atyre nga aparati biometrik i identifikimit.

KSHZ-ja vazhdon të shqyrtojë ankesat e paraqitura.

Deri më tani janë shqyrtuar kundërshtimet e Koalicionit “VLEN”, ndërsa është pranuara ankesa për qendrën e votimit 2102 në Zhelinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat