“Euraktiv”: Ngjarjet gjatë inaugurimit të Siljanovska-Davkovës shkaktuan reagime në PPE

Maqedonia

“Euraktiv”: Ngjarjet gjatë inaugurimit të Siljanovska-Davkovës shkaktuan reagime në PPE

Më: 14 maj 2024 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Mospërdorimi i emrit zyrtar të vendit nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova gjatë inaugurimit të saj shkaktoi reagime në mbarë Evropën dhe ankth të veçantë në radhët e Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë (PPE), anëtare e së cilës është edhe OBRM-PDUKM vlerëson “Euractiv”.

Portali informativ i Brukselit thekson se gjërat kanë shkuar deri aty sa që as sekretari i përgjithshëm i PPE-së, Thanasis Bakolas, përndryshe deputet i Demokracisë së Re greke (ND), as që e ka uruar OBRM-PDUKM-në për fitoren në zgjedhjet presidenciale të javës së kaluar dhe zgjedhjet parlamentare.

“Synimet e tyre janë ekspozuar plotësisht nga ky incident”, tha një burim në PPE për “Euractiv”, duke shtuar se pas zgjedhjeve për deputetë të Parlamentit Evropian në qershor, partia do të kryejë një “pastrim të përgjithshëm” të brendshëm në lidhje me anëtarësimin e disa partive, ku OBRM-PDUKM është në krye të listës për pastrim.

Për inaugurimin reagoi personalisht edhe kandidatja e PPE-së për zgjedhjet europiane dhe presidentja aktuale e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila paralajmëroi se për të vazhduar “rrugën e saj të suksesshme drejt anëtarësimit në BE”, gjëja më e rëndësishme është që Maqedonia e Veriut “të vazhdojë me reformat dhe me respektimin e plotë të marrëveshjeve të saj detyruese, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës”.

Kujtojmë se presidentja e sapozgjedhur Gordana Siljanovska-Davkova gjatë inaugurimit nuk përmendi emrin kushtetues të vendit Republika e Maqedonisë së Veriut, por përmendi vetëm emrin Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat