VLEN: Janë konstatuar parregullsi dhe vjedhje të votave në 4 vendvotime

Maqedonia

VLEN: Janë konstatuar parregullsi dhe vjedhje të votave në 4 vendvotime

Më: 14 maj 2024 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Nga VLEN-Tetovë thonë se me vendimet e fundit të Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve u dëshmua se Fronti Europian nuk ka kapacitet për zgjedhje ferr dhe demokratike.

Nga VLEN thonë se nga hapja e kutive në 7 vendvotime në Njësinë Zgjedhore 6, u konstatuan parregullsi në 4 vendvotime.

“Imagjinoni, vetëm me 7 kuti të votimit të hapura u konstatuan parregullsi dhe vjedhje e votës në 4 prej tyre. Kjo dëshmon qartë se pse BDI sot është në panik.

Ata janë në panik, jo vetëm se do të shkojnë në opozitë dhe do të mbajnë përgjegjësi për keqpërdorime dhe shkeljen e ligjit, por gjithashtu sepse dje me hapjen e kutive u vërtetua se ata përmes keqpërdorimit të mekanizmave të pushtetit, kërcënimeve, shantazheve, presionit dhe trenit bullgar, kanë tentuar dhe kanë deformuar vullnetin e popullit dhe rezultatin zgjedhor”, thonë nga VLEN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat