Siljanovka-Davkova në takim me Geer: E ardhmja jonë është në Bashkimin Evropian

Maqedonia

Siljanovka-Davkova në takim me Geer: E ardhmja jonë është në Bashkimin Evropian

Më: 14 maj 2024 Në ora: 17:05
Gordana Siljanovska-Davkova

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot ka pritur në takim shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadorin David Geer.

Presidentja Siljanovska-Davkova në takim falënderoi për urimet e dërguara nga liderët e Bashkimit Evropian me rastin e marrjes së detyrës dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup në lidhje me procesin e anëtarësimit të vendit, duke theksuar rëndësinë e delegacionit si një lloj koordinatori i aktiviteteve të BE-së në vend.

Presidentja Siljanovska-Davkova theksoi nevojën për përparim në procesin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si qëllim strategjik i shtetit dhe përcaktim i shumicës së qytetarëve të Maqedonisë.

“E ardhmja jonë është padyshim në Bashkimin Evropian dhe vendi ynë është në të njëjtën tryezë me vendet evropiane me të cilat na bashkojnë traditat dhe vlerat historike, kulturore dhe morale”.

“Presidentja shprehu gatishmërinë e saj për të kontribuar në ndërtimin e unitetit për çështjet me interes kombëtar dhe shtetëror dhe për të kontribuar në sigurimin e konsensusit politik dhe shoqëror në lidhje me axhendën e reformave dhe miratimin e ligjeve për të cilat parashikohet flamur evropian, për të shmangur abuzimin, i cili është vërejtur nga vetë BE-ja në periudhën e kaluar”.

“Presidentja Siljanovska-Davkova theksoi se përkundër gatishmërisë së lartë të administratës së Maqedonisë dhe përvojës së akumuluar, progresi në përmbushjen e kritereve pëson për shkak të rrethanave dhe lëvizjeve politike për të cilat janë përgjegjëse edhe shtete të caktuara anëtare të BE-së”, thuhet në njoftimin nga kabineti i presidentes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat