Prokuroria deklarohet për vrasjen e dyfishtë në Shkup: I dyshuari ndodhet me plagë në spital

Maqedonia

Prokuroria deklarohet për vrasjen e dyfishtë në Shkup: I dyshuari ndodhet me plagë në spital

Më: 14 maj 2024 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup njofton se së bashku me inspektorë dhe një ekip hetues të MPB-së dhe një ekip mjeko-ligjor nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, kanë kryer këqyrje në vendin e shtëpisë familjare në fshatin Stajkovcë, ku pasditen e sotme një person i ka marrë jetën vëllait të tij dhe bashkëshortes së vëllait tjetër, i cili më parë ka qenë i ndjerë.

“Arsyet po përcaktohen. Autori është identifikuar dhe siguruar.

Ai ndodhet në spital me plagë”.

“Në vend janë siguruar gjurmë të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupat e të vdekurve do të dërgohen për autopsi”, thonë nga Prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat