Osmani në takim me ambasadorët e huaj: Shpreha shqetësimin për komprometimin e procesit zgjedhor

Maqedonia

Osmani në takim me ambasadorët e huaj: Shpreha shqetësimin për komprometimin e procesit zgjedhor

Më: 14 maj 2024 Në ora: 20:04
Pamje nga takimi

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka pritur në takim katër ambasadorë. Osmani në një postim në Facebook shkruan se në këto takime ka shprehur shqetësimin për siç thotë, “kompromitimin e procesit zgjedhor”.

Vendimet e KSHZ-së për rivotim në disa vendvotime, Osmani i cilëson si “arbitrare që kanë për qëllim të vjedhin vullnetin zgjedhor”.

“Takova sot Ambasadorët e SHBA, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Holandës. Shpreha shqetësimin për kompromitimin e procesit zgjedhor nga vendimet arbitrare të KSHZ-së më qëllim vjedhje të vullnetit zgjedhor duke bërë inzhiniering politik me vendimet për rivotim.

Gjithashtu shpreha domosdoshmërinë e respektimit të marrëveshjes së Ohrit, Prespës dhe të ardhmes evropiane të vendit”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat