Jakimovski thotë se i janë vjedhur votat, paralajmëron kallëzim penal kundër Dashtevskit dhe KSHZ-së

Maqedonia

Jakimovski thotë se i janë vjedhur votat, paralajmëron kallëzim penal kundër Dashtevskit dhe KSHZ-së

Më: 14 maj 2024 Në ora: 21:24
Stevçe Jakimovski

Koalicioni “Me guxim për Maqedoninë” ka paralajmëruar padi në Gjykatën Administrative, pasi siç thonë ata, në tri vendvotime janë vjedhur mbi 600 vota.

Kryetari i “OQM” Stevçe Jakimovski, ka paralajmëruar edhe kallëzim penal kundër kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, ndërsa nuk përjashtohet edhe kallëzim penal kundër KSHZ-së.

Ai thotë se ka vota të vjedhura në njësitë zgjedhore 1, 2 dhe 5, të cilat i kanë kaluar koalicionit VLEN dhe Frontit Europian.

“Më shumë se 600 vota na u morën nga vetëm tre vendvotime dhe u transferuan te partitë e tjera politike. Kjo tregon se sa e madhe ka qenë vjedhja në këto zgjedhje, por edhe se kjo mënyrë e vjedhjes së votave nga partitë më të vogla që nuk kanë vëzhgues në vendvotime ka qenë e ligjshme edhe në ciklet e mëparshme zgjedhore”, tha Stevço Jakimovski, kryetar i OQM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat