Dispozitat e kundërshtuara të Ligjit për pagat e gjyqtarëve dhe Ligjit për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për uljen e koeficientit për përcaktimin e pagave të gjyqtarëve.
Të cilat Kuvendi i miratoi më 29 shkurt të këtij viti, janë ndër temat për diskutim në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese.
Në rendin e ditës të seancës janë gjithsej shtatë iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe tre propozime për vendimmarrje për lëndët me projektvendime, përkatësisht për rastet për të cilat tashmë ka përfunduar diskutimi.
Iniciatorë të iniciativave për ndryshimet e kontestuara ligjore janë Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Presidentes Vesna Dameva dhe Asociacioni i Gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes kryetarit Xhemali Saiti.