Digjet vetura e drejtorit të burgut të Idrizovës

Maqedonia

Digjet vetura e drejtorit të burgut të Idrizovës

Më: 15 maj 2024 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

MPB njofton se mbrëmë është djegur vetura zyrtare e drejtorit të burgut të Idrizovës, Zoran Jovanovski.

“Me datë 15.05.2024 rreth orës 03:35 në Stacionin Policor Kisella Vodë në Shkup është raportuar se në rrethinën e Kisella Vodës është djegur automjeti i parkuar “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit në pronësi të Burgut të Idrizovës, e cila ka qenë e parkuar nga Z.J.

Nga zjarri janë përfshirë një pjesë e fasadës së objektit dhe disa mjete në ballkonet e kateve të poshtme të.

Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit dhe nuk ka persona të lënduar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat