Pamje nga vendi ku u dogj vetura e drejtorit të “Idrizovës”, Prokuroria: Janë mbledhur dëshmitë

Maqedonia

Pamje nga vendi ku u dogj vetura e drejtorit të “Idrizovës”, Prokuroria: Janë mbledhur dëshmitë

Më: 15 maj 2024 Në ora: 17:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe ekspertë të Departamentit për hetime kriminalistike të MPB-së kanë kryer kontroll në Kisella Vodë, ku gjatë natës një veturë zyrtare në pronësi të INP “Idrizovë” – Shkup, e cila është përdorur nga drejtori i institucionit, i është vënë flaka.

“Nga vendi i ngjarjes janë grumbulluar gjurmë të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Janë siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë të objekteve përreth dhe po kryhen veprime të tjera”, thonë nga PTHP.

Ndryshe, MPB sot njoftoi se mbrëmë është djegur vetura zyrtare e drejtorit të burgut të Idrizovës, Zoran Jovanovski.

“Me datë 15.05.2024 rreth orës 03:35 në Stacionin Policor Kisella Vodë në Shkup është raportuar se në rrethinën e Kisella Vodës është djegur automjeti i parkuar “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit në pronësi të Burgut të Idrizovës, e cila ka qenë e parkuar nga Z.J”.

“Nga zjarri janë përfshirë një pjesë e fasadës së objektit dhe disa mjete në ballkonet e kateve të poshtme të. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit dhe nuk ka persona të lënduar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat