Ljupço Palevski mbërrin në Maqedoni, masa të veçanta në burgun e Shkupit

Maqedonia

Ljupço Palevski mbërrin në Maqedoni, masa të veçanta në burgun e Shkupit

Më: 15 maj 2024 Në ora: 20:28
Ljupço Palevski Palco

Ljupço Palevski Palco, i akuzuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, është sjellë në Maqedoni.

Palevski zbarkoi në aeroportin e Shkupit, pas çka ai do të dërgohet drejtpërdrejt në Burgun hetues të Shkupit.

Ai u arrestua më 6 dhjetor të vitit të kaluar, pasi fillimisht ishte arratisur në Serbi dhe kishte mbërritur në Turqi nëpërmjet Bullgarisë.

Policia turke e arrestoi atë në Balikesir.

Ndërkohë janë vendosur masa të posaçme operative në qendrën e paraburgimit të Shuto Orizares për shkak të ekstradimit të tij. Në burg kanë mbërritur njësitë speciale dhe të gjithë të burgosurit janë nën çelës, pra edhe pavijonet edhe qelitë.

Komandantët dhanë urdhra që askush të mos lejohej të dilte jashtë vendit ku vuanin dënimin me burg, qoftë në repart të hapur apo gjysmë të hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat