Azir Aliu: Ndryshimet kushtetuese janë kusht i BE-së, patjetër të ndodhin

Maqedonia

Azir Aliu: Ndryshimet kushtetuese janë kusht i BE-së, patjetër të ndodhin

Më: 15 maj 2024 Në ora: 21:47
Azir Aliu

Ish-ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, i cili tani është pjesë e koalicionit VLEN, Azir Aliu, ka thënë se ndryshimet kushtetuese janë kusht nga BE dhe detyrimisht Maqedonia duhet të hapërojë në ndryshimin e Kushtetutës që më pas të vazhdojë në procesin e negocimit e krijimit të ambientit për të plotësuar kushtet tjera për anëtarësim në BE.

“Të vetëdijshëm janë gjitha partitë politike se situata reale është kjo, pastaj nga ana tjetër është se situata reale është se çdo qytetarë, edhe nga pala maqedonase edhe shqiptare, mbi 80% e tyre janë për integrim në BE, pra të gjitha vlerat bazike i promovojmë janë vlera evropiane. Në këtë linjë asnjëri nuk është kundër”.

Po të dëgjoni çdo ditë edhe OBRM-PDUKM thotë ne jemi për BE dhe tani çfarë ndodhë, ne mundohemi të gjejmë një formë për ta futur në trak punën e BE-së dhe të shkon shumë shpejt procesi i kushtetutës dhe të vlerave”, tha Azir Aliu në emisionin “Intervistë në SHENJA”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat