Bexheti: VLEN po manipulon opinionin për “Votat e pastra shqiptare”

Maqedonia

Bexheti: VLEN po manipulon opinionin për “Votat e pastra shqiptare”

Më: 16 maj 2024 Në ora: 08:41
Blerim Bexheti

Blerim Bexheti nga Fronti Europian tha se koalicioni VLEN po mundohet që ta manipuloj opinionin se gjoja kanë pasur vota vetëm nga shqiptarët pasi tha se ky koalicion ka marrë vota edhe nga komunitetet e tjera ndërkohë që numëroi vendet të cilat nuk janë të banuar me shqiptarë por që ata kishin votues.

“Ne themi shumë ballë hapur si Front Europian dhe nuk fshihemi pas dështimit që kanë pasur ata dhe tentojnë të manipulojnë opinionin se gjoja vota të pastra shqiptare por edhe vet Arben Taravari thotë se po kemi pasur votues edhe maqedon që kanë votuar për VLEN-in”, tha Bexheti në “ClickPlus”.

Ai i bënë thirrje VLEN-t, që të tregohen të kujdesshëm dhe të shohin se në çfarë aventurash janë duke hyrë.

“Ju bëj apel të VLEN-it të jenë më të kujdesshëm në aspekt njerëzor, kolegial që mos të pranojnë lehtë shërbimin ndaj këtyre ideve të mbrapshta që i çojnë masë shqiptarët. E them me shumë kompetencë, kam përvojë edhe institucionale, mendoj se jam njohës i mirë edhe i rrethanave juridike. Janë dy çështje shumë të rëndësishme që ata duhet të ndalen dhe të mendohen. Të pinë një kafe bashkërisht dhe le të shohin se në çfarë aventurash janë duke hyrë”, tha Bexheti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat