Arrestohet një i arratisur nga burgu, ishte i dënuar me katër vite burg

Maqedonia

Arrestohet një i arratisur nga burgu, ishte i dënuar me katër vite burg

Më: 16 maj 2024 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Dje zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Shtip kanë arrestuar personin P.I (29) nga Crvulevo, komuna e Karbincit.

Ai kërkohej me urdhër qendror me urdhër të INP “Burgu i Kumanovës” për arratisje nga burgu.

Atje vuante dënimin prej katër vite e nëntë muaj për veprën penale të vjedhjes së rëndë.

Personi është dërguar në “Burgun e Kumanovës” për të vuajtur dy vite e pesë muaj dënim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat