Tetë muaj digjet deponia në fshatin Dëbërcë, Sejdiu: Kemi filluar pastrimin, deponime gjetëm në fillim të mandatit

Maqedonia

Tetë muaj digjet deponia në fshatin Dëbërcë, Sejdiu: Kemi filluar pastrimin, deponime gjetëm në fillim të mandatit

Më: 17 maj 2024 Në ora: 21:11
Tetë muaj digjet deponia në fshatin Dëbërcë, Sejdiu: Kemi filluar pastrimin, deponime gjetëm në fillim të mandatit

Ka tetë muaj që po digjet deponia në fshatin Dëbërcë të komunës së Zhelinës. Shuarja e saj e plotë deri më tani ka qenë e pamundur për autoritetet.

Kryetari i komunës së Zhelinës thotë se thotë se kjo problematikë i ka kushtuar komunës mbi 50 mijë euro.

Ende nuk dihet si u ndez deponia, ndërsa kryetari lëshon akuza ndaj policisë për mosveprim.

Nga SPB Tetovë thonë se kanë bërë hetime dhe janë duke punuar në rastin për të gjetur arsyet e zjarrit.

Në muaj shtator kjo deponi u përfshi nga zjarri. Zjarrfikësit e Tetovës dhe Qendra për Menaxhim me Kriza edhe me aeroplan u mundua të shuajnë zjarrin, por nuk ia dolën.

Më pas komuna e Zhelinës angazhoi një kompani private, por as kjo nuk mundi që ta shuajë zjarrin. Tash deponia ilegale ka filluar të pastrohet, por ende nuk dihet sa ton mbeturina ka në të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat