Gjykata Administrative refuzon 6 ankesa të Frontit Evropian

Maqedonia

Gjykata Administrative refuzon 6 ankesa të Frontit Evropian

Më: 18 maj 2024 Në ora: 11:32
Gjykata Administrative e Maqedonisë

Në 5 vendvotime në Zonën 5 zgjedhore dhe në 1 vendvotim në Zonën 6 zgjedhore do të ketë rivotim. Konkretisht, në Dollnen, në Krushevë, në Manastir, Ohër, Strugë dhe në Llërcë të Zhelinës do të përsëritet votimi.

Gjykata Administrative mbrëmë vonë ka hedhur poshtë gjashtë ankesat të koalicionit Fronti Europian, e cila në këtë gjykatë i ka kundërshtuar vendimet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, pasi ishin pranuar ankesat e koalicionit VLEN me pretendimin se ka patur parregullsi zgjedhore.

Me këto vendime të Gjykatës Administrative, do të rrezikohet deputeti i katërt i Frontit Europian në Zonën 5 zgjedhore, konkretisht deputeti Ismail Jahoski, si dhe deputeti i nëntë i Frontit në Zonën 6 zgjedhore, Fatmire Isaku.

Në Zonën e 5 zgjedhore, LSDM-së i duhet vetëm 110 vota për t’ia marrë deputetin Frontit, ndërsa VLEN-i, nëse merr 370 vota më shumë se Fronti, mund ta marrë deputetin e tetë dhe Fronti ta humb deputetin e nëntë. Në këtë rast, rezultati në Zonën 6 zgjedhore do të mbetej 8-8 deputetë.

Në Zonën 5 zgjedhore, rivotim ka kërkuar OBRM-PDUKM, LSDM dhe E majta, ndërsa në Zonën 6 zgjedhore, rivotim ka kërkuar VLEN-i.

Në vendvotimet që pritet të ketë rivotim, nuk ka vota shqiptare, por vetëm maqedonase, ndërsa në Llërcë – fshatin e lindjes së Bilall Kasamit, VLEN ka fituar gati trefishin më shumë sesa Fronti Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat