Vdes një foshnjë nëntëmuajshe në spitalin e Ohrit

Maqedonia

Vdes një foshnjë nëntëmuajshe në spitalin e Ohrit

Më: 18 maj 2024 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Një foshnje nëntëmuajshe ndërroi jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit. Foshnja ishte dërguar më parë në urgjencë pa ndjenja. Është kryer ekspertizë dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi u dërgua në autopsi, njoftoi Ministria e Brendshme e Ohrit.

Sipas informacionit të Alsatit, mjekët janë përpjekur një orë për ta shpëtuar foshnjën, por pa sukses. Spitali dhe shërbimet mjekësore të urgjencës nuk zbulojnë se çfarë ka ndodhur me foshnjën, dhe cilat janë shkaqet e vdekjes së të porsalindurit.

Në një periudhë prej vetëm katër ditësh, ky është rasti i dytë i një foshnje të vdekur në rajonin Ohër-Strugë, pasi më herët në datën 14-të të këtij muaji, në spitalin special për ortopedi dhe traumatologji, vdiq një foshnje shtatëmuajshe nga Vevçani i Strugës.

U shtrua në spital me hematoma në kokë dhe gjakderdhje të brendshme. Sipas deklaratës së nënës, ajo kishte rënë nga një shtrat i improvizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat