Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar

Maqedonia

Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar

Më: 19 maj 2024 Në ora: 10:34
Profesorja Mirjana Najçevska

Profesoresha Mirjana Najçevska reagoi ndaj deklaratës së Arben Taravarit i cili tha se kryetari i Parlamentit do të t’u takojë shqiptarëve.

“Nuk e thotë njeri me përvojë dhe dije, ose njeri që din ta udhëheq Kuvendin, ose njeri që me përpikmëri do ta zbatojë ligjin dhe Rregulloren dhe do të mundësojë funksionimin e Kuvendit, por thotë, shqiptar”, Shprehet Najçevska.

Gjatë ditës së djeshme kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe një nga liderët e koalicionit VLEN për Radio Televizionin e Kosovës tha se shqiptarët do të udhëheqin me gjashtë ministri dhe me kryetarin e Kuvendit.

“Besoj që njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetari i parlamentit do të vazhdoj të jetë shqiptar dhe numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht aty ku kemi ekspert ne si parti të VLEN-it do t’i vendosim. Besoj se përfaqësimi aty do jetë i dinjitoz, me njerëz profesionist”, tha Taravari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat