Arrestohet një person nga Manastiri i kërkuar me fletarrest

Maqedonia

Arrestohet një person nga Manastiri i kërkuar me fletarrest

Më: 19 maj 2024 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga MPB, 36 vjeçari i cili është kërkuar me fletarrest për drogë është arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën “Ohridska” në Manastir ku policët kanë arrestuar 36 vjeçarin I.M.

Sipas MPB-së, ai është kërkuar me fletarrest me urdhër nga Gjykata Themelore Manastir për mbajtjen e dënimit me burg për veprën penale shitje droge.

Personi është dërguar në Entin Ndëshkimor Përmirësues në Manastir për mbajtjen e dënimit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat