Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet

Maqedonia

Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet

Më: 19 maj 2024 Në ora: 12:47
Ministri grek i Punëve të Jashtme, Jorgos Gerapetritis

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Jorgos Gerapetritis shprehet se duhet të respektohet Marrëveshja e Prespës.

“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk dëshirojnë të rrezikojnë marrëdhëniet me Greqinë dhe perspektivën evropiane të vendit”, tha Gerapetritis.

Në lidhje me memorandumet që ende nuk janë ratifikuar në Parlamentin grek, ministri i jashtëm grek tha se do të miratohen në momentin e duhur politik dhe se ratifikimi varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës për shkak se, siç tha ai, përveç emrit të shtetit, ka edhe disa çështje që ende nuk janë zgjidhur.

“Realiteti është se ne dëshirojmë t’i miratojmë memorandumet për ratifikim për shkak se ne në parim pajtohemi me rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, kjo nuk mund të ndodhë nëse nuk ka harmonizim dhe respektim të plotë të Marrëveshjes së Prespës. Të mos harojmë se zbatimi i kësaj marrëveshje është parakusht për procesin integrues të Maqedonisë së Veriut”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat